Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNesër mbyllet afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

Nesër mbyllet afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se afati për aplikim për përfitimin e 100 eurove nga Pakoja e Përballjes me Inflacion 2.0 mbetet i hapur edhe gjatë ditës së nesërme.

Përmes një njoftimi, Murati u bëri thirrje studentëve dhe punëtorëve të sektorit privat që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, tha Murati.

Ai sqaroi se studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, sikurse edhe në thirrjen e kaluar, ndërsa punëtorët e sektorit jo-publik mund ta bëjnë aplikimin përmes formularit të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT