Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.
Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet, raporton KlanKosova.tv.
Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.


