Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeNënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Pas muajsh pritjeje dhe procedurash të zvarritura, Komuna e Gjilanit ka hedhur hapin final drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme për infrastrukturën sportive në këtë qytet.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se tashmë është nënshkruar kontrata për rinovimin e stadiumit të qytetit, projekt ky që pritet të ndryshojë rrënjësisht kushte për sportin dhe sportistët lokalë.

“U nënshkrua kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit! Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Disa ditë më parë, ai kishte njoftuar se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte marrë vendimin për të zhbllokuar procedurat që kishin penguar nisjen e projektit, duke i hapur rrugë investimit.

Sipas Hysenit, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, duke ofruar kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT