Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë detaje të reja rreth tragjedisë që ka ndodhur sot në këtë komunë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi pas një zjarri në një banesë.
Ai ka bërë me dije se dyshohet se vdekja e babait dhe dy fëmijëve ka ardhur si pasojë e asfiksisë.
Sipas tij, viktimat janë gjetur pa shenja jete.
“Fatkeqësisht sot nga asfiksimi, nga zjarret në banesën e tyre kemi tri viktima, babai me dy fëmijë, vajza dhe djalë. Sapo kemi marrë informacionet, organet tona prej policisë, urgjenca, emergjenca, të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe stafi mjekësor i cili ka bërë të pamundurën, por në momentin kur është bërë njoftimi, paksa ka qenë ndoshta edhe vonë, janë gjetë pa shenja jete babai me dy fëmijët e vet”, ka thënë Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


