Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

Një rast i grabitjes është raportuar të dielën në qytetin e Gjakovës.

Sipas policisë, një burri, nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 50 euro, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari, bazuar në informacionet e policisë, ende nuk është kapur.

“Gjakovë / 02.08.2026 – 01:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me dëshmitaren femër kosovare,  i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimi e thikës i ka grabitur një shumë prej 50€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT