Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeNën dritat e “Fadil Vokrrit” Drita synon fitore në Ligën e Konferencës

Nën dritat e “Fadil Vokrrit” Drita synon fitore në Ligën e Konferencës

Klubi i futbollit Drita sonte do të luajë ndeshjen e parë të rundit të play-off-it në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ketë përballë klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes.

Në një postim të kampiones së Kosovës thuhet se do të luftojnë për vazhdimin e rrugëtimin në garat evropiane.

“Me besim, përqendrim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, luftojmë për një nisje të fortë dhe një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin tonë evropian.”, thuhet në postim.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT