Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për politikat energjetike.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova, pas anulimit të projekteve të mëdha energjetike, po eksporton thëngjill, ndërsa në anën tjetër po importon energjinë elektrike të prodhuar nga kjo lëndë e parë.
“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, kjo situatë vjen pas gjashtë vitesh të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë të cilave, siç pretendon ai, nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri energjetik stabil, qoftë me thëngjill apo me gaz.
“Ky na qenka ‘tranzicioni energjetik’ i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv


