Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeStuhi të forta godasin Gjermaninë: Një grua humb jetën, u zu poshtë...

Stuhi të forta godasin Gjermaninë: Një grua humb jetën, u zu poshtë nga pema

Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një pemë u rrëzua mbi to gjatë stuhive të fuqishme që përfshinë disa zona të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi në Waldorf, në landin perëndimor të Rheinland-Pfalz, rreth 50 kilometra në jug të Këlnit. Dy gratë, 58 dhe 47 vjeç, po ecnin së bashku kur u përpoqën të gjenin strehim nga stuhia.

Erërat e forta shkulën nga rrënjët një pemë, e cila u rrëzua mbi to. 58-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 47-vjeçarja u dërgua në spital me plagë të rënda.

Stuhitë shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në zona të tjera të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore. Rreth 60 shtëpi u dëmtuan në Wetzlar, ndërsa disa banesa në Solms u bënë të pabanueshme, shkruan Abcnews.al.

Policia dyshon se një tornado mund të ketë shkaktuar disa prej dëmeve. Probleme dhe ndërhyrje për shkak të motit të keq u raportuan gjithashtu në Thuringia, Brandenburg dhe Bavari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT