Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNë pritje të një pike uji: Realiteti i rëndë në Samadrexhë të...

Në pritje të një pike uji: Realiteti i rëndë në Samadrexhë të Vushtrrisë (VIDEO)

Në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë, problemi më i madh është mungesa e ujit në lagjen e Bunjakëve.

Banori Ragip Bunjkau ka kontaktuar në Klankosova FM në lidhje me problemin për mungesë të ujit të pijshëm.

Ai tha se në lagjen e tyre, rreth 20 shtëpi nuk kanë kyçje në ujësjellës, edhe pse kanë bërë kërkesa të ndryshme në komune si dhe në ujësjellës.

“Në Samadrexhë, lagjen e Bunjakëve, diku rreth 20 shtëpia nuk kanë ujë, e kemi adresu në komunë dhe në ujësjellës, ai shko të komuna tjetri te ujësjellësi. Drejtori ka dalë nja dy-tri herë e ka kqyrë, nuk janë të interesuar. Kemi mbet pa ujë, ujë s’ka, asnjë shtëpi s’ka ujë në lagjen tonë”, ka thënë banori, raporton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu bëri të ditur se furnizimin me ujë, lagjja e bën në Shalë të Bajgores, apo blejnë ujë çdo ditë, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk do të rregullohet ky problem, lagjja do të dalin në protestë. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT