Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeHapet konkursi për konvikte dhe mensë në Prishtinë, rreth 4 mijë studentë...

Hapet konkursi për konvikte dhe mensë në Prishtinë, rreth 4 mijë studentë do të pranohen

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2026/2027.

Konkursi do të jetë i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026. Studentët mund të aplikojnë online përmes uebfaqes zyrtare të Qendrës së Studentëve dhe profilit të saj në Facebook.

Këtë vit, Qendra e Studentëve pritet të pranojë rreth 4 mijë studentë, të cilëve u ofrohen strehim, ushqim dhe hapësira për studim.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Çmimi për studentët do të jetë 35 euro në muaj, prej të cilave 20 euro për banim dhe 15 euro për ushqim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT