Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i dytë i Kuvendit dhe të respektohet procedura parlamentare.
Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar, duke theksuar se çështja nuk lidhet me votimin ose jo të kandidatit të LDK-së.
“Ju bëjmë thirrje që ta gjeni zgjidhjen dhe që nënkryetari i dytë të zgjidhet. Nuk e ka problemin nëse votohet ose jo kandidati ynë, por është tepër e rëndësishme të respektohet procedura”, tha Lushaku-Sadriu.
LDK ka propozuar deputetin Kujtim Shala për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


