Në prag të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, sot, organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, në bashkëpunim me shkollat e komunës, u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit më të dalluar.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, të cilët shprehën urimet dhe falënderimet e tyre për punën dhe angazhimin e mësimdhënësve, transmeton Klankosova.tv.
“Kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, i kanë uruar mësimdhënësit dhe i kanë falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre në shkollat e komunës sonë, përderisa kanë folur edhe për rëndësinë e datës së 7 Marsit. Po ashtu kanë folur edhe për Epopenë e UÇK-së, që të dy këto ngjarje janë të lidhura njëra me tjetër, pasi pikërisht mësimdhënësit janë ata të cilët i kanë edukuar breza të tërë, edhe në frymën e atdhedashurisë, si dhe kanë dhënë kontribut të madh edhe gjatë luftës së UÇK-së, ku shumë prej tyre kanë rënë edhe dëshmorë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Pas fjalimeve, janë ndarë mirënjohjet për më të dalluarit, të cilët janë zgjedhur nga kolektivet e shkollave përkatëse, për arritjet e tyre gjatë vitit shkollor 2024-2025.
The post Në prag të 7 Marsit, Malisheva nderon mësimdhënësit e dalluar appeared first on Klan Kosova.


