Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNë fillim të fushatës, Kosova merr nën kontroll stacionet hekurudhore në veri

Në fillim të fushatës, Kosova merr nën kontroll stacionet hekurudhore në veri

Autoritetet e Kosovës kanë marrë të enjten në mëngjes nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe Leposaviq, komuna të banuara me shumicë serbe në veri të vendit.

Gjatë aksionit është larguar mbishkrimi në alfabetin cirilik nga objekti dhe është vendosur një tabelë e re në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe flamuri i Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar në Zveçan se marrja nën kontroll e stacionit hekurudhor nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhore, por me, siç tha ai, “zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në të gjithë territorin e Kosovës”.

“Jo, kjo është pjesë e detyrës sonë për të siguruar që rendi dhe ligji të jenë të pranishëm kudo, përfshirë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Kjo është një nga institucionet e fundit që ende funksiononte nën strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë”, ka thënë Sveçla, transmeton “Kossev”.

Ai shtoi se çdo institucion që vlerësohet si “ilegal dhe paralel” do të jetë subjekt i veprimit të institucioneve kompetente.

I pyetur për të ardhmen e stacionit hekurudhor dhe mundësinë e funksionalizimit të tij, duke pasur parasysh se treni nuk qarkullon prej vitesh, Sveçla ka thënë se objekti është pjesë e një rrjeti më të gjerë hekurudhor.

“Absolutisht. Ky është pjesë e rrjetit tonë dhe, siç ka deklaruar Ministria e Infrastrukturës, do të jetë pjesë e projektit për rindërtimin e të gjithë rrjetit hekurudhor të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se pas marrjes nën kontroll të stacionit në Zveçan, planifikohet të ndërmerren veprime të ngjashme edhe në Leposaviq dhe Leshak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT