Në 621 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeu në qendër të Prishtinës është hapur një ekspozitë, e cila titullohet “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”.
Në këtë përvjetor në qendër të kryeqytetit ku ndodhet edhe shtatorja e heroit kombëtar janë bërë edhe homazhe e nderime, transmeton Klankosova.tv.
Me rastin e 621-vjetorit të lindjes së heroit është organizuar edhe simpozium shkencor për figurën e tij.
Gjithashtu sot në orën 16:00 është organizuar edhe një koncert në nderim të tij në sheshin “Skënderbeu”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


