Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Ndalo gjenocidin”, performanca e Izraelit shoqërohet me protesta në Eurovision 2026 –...

“Ndalo gjenocidin”, performanca e Izraelit shoqërohet me protesta në Eurovision 2026 – ndërhyn sigurimi

Performanca e përfaqësuesit të Izraelit në Eurovision 2026 është shoqëruar me protesta dhe tensione brenda arenës në Vjenë.

Noam Bettan interpretoi këngën “Michelle” gjatë gjysmëfinales, ndërsa gjatë pjesës së parë të performancës në sallë janë dëgjuar thirrje protestuese “Ndalo gjenocidin” nga disa pjesëtarë të audiencës.

Sipas raportimeve të mediave lokale austriake, sigurimi ka ndërhyrë gjatë performancës dhe ka larguar fizikisht të paktën dy protestues nga arena “Wiener Stadthalle”.

@iltv_israel

A pro-Palestine supporter was removed by security inside the Eurovision arena shortly after Israel’s performance by Noam Bettan.

♬ original sound – ILTV news

Pavarësisht ndërprerjeve dhe atmosferës së tensionuar në sallë, Noam Bettan ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision 2026.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit është shoqëruar me polemika të shumta këtë vit.

Sipas raportimeve, Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bojkotuar konkursin, duke bërë që numri i vendeve pjesëmarrëse të zbresë në 35, shifra më e ulët që nga viti 2003.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//www.instagram.com/embed.js//www.tiktok.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT