Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja Rezana Çeliku

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja Rezana Çeliku

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja dhe ish-prezantuesja shqiptare Rezana Çeliku, e njohur për publikun përmes roleve të saj në kinemanë shqiptare dhe angazhimit në televizion.

Edhe pse nuk kishte kryer studime për aktrim, Çeliku u dallua për natyrshmërinë dhe praninë e saj në ekran, duke u përzgjedhur për disa role të njohura.

Ndër interpretimet e saj më të spikatura ishte roli i partizanes në filmin “Ata ishin katër”, si dhe paraqitja në filmin “Shokë të një skuadre”.

Ajo luajti gjithashtu në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, rol që në kohën kur u realizua u konsiderua i guximshëm dhe që e bëri aktoren të përballej edhe me paragjykime të shoqërisë së asaj kohe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT