Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDalin detaje nga aksidenti ujor në Shëngjin, dy skafe u përplasën tragjikisht...

Dalin detaje nga aksidenti ujor në Shëngjin, dy skafe u përplasën tragjikisht – vdiq një 25-vjeçar

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, viktima është 25-vjeçari me inicialet K. Gj., ndërsa i plagosuri është shtetasi me inicialet U. M.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT