Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta farmacisti Bekim Ahmeti

Ndahet nga jeta farmacisti Bekim Ahmeti

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e farmacistit Mr. Ph. Bekim Ahmeti, një emër i njohur dhe i respektuar në komunitetin farmaceutik në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre dhe duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar ndër vite.

I ndjeri Bekim Ahmeti ka shërbyer për dy mandate si anëtar i Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës. Fillimisht ai ka qenë kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ndërsa më pas ka ushtruar detyrën e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit.

Nga Oda e Farmacistëve të Kosovës janë shprehur ngushëllime për familjen Ahmeti, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në ora 16:30, në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan).

Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm në mesin e kolegëve dhe komunitetit farmaceutik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT