Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNamazi i Fitër Bajramit falet në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë...

Namazi i Fitër Bajramit falet në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku një numër i madh besimtarësh myslimanë janë mbledhur që në orët e hershme të mëngjesit për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të fesë islame.

Besimtarët, të rinj e të moshuar, morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit, transmeton Klankosova.tv.

Hoxhë, Almedin Ejupi lexoi Kuranin para besimtarëve myslimanë, derisa theksoi edhe rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pas faljes, qytetarët u përshëndetën mes vete me urimet tradicionale për Fitër Bajramin, duke ndarë momente gëzimi dhe afërsie.

Gëzuar Fitër Bajramin!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT