Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeSot mbahet marshi i madh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit e...

Sot mbahet marshi i madh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nga Gjykata Speciale në Hagë, më 16 shtator.

Ndërsa, kanë theksuar se sot më 1 tetor nga ora 16:00, do të organizojnë marsh paqësor me moton “Jo në emrin tim”.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër”, gjithashtu ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

Sipas njoftimit të platformës, janë organizuar nisje me autobusë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, me orare të përcaktuara për secilin qytet.

Nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani, si dhe nga qytete e fshatra të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT