Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Takimi do të mbahet në Presidencë dhe pritet të nisë në orën 12:30.
Vizita e von der Leyen zhvillohet në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dje qëndroi në Tiranë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


