Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeNafta sot, kaq është çmimi për litër

Nafta sot, kaq është çmimi për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për liter, njësoj sikur dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT