Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për të shtunën.
Sipas njoftimit, nafta është liruar për katër centë krahasuar me një ditë më parë. Ajo do të kushtojë 1.63 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë – 1.51 euro për litër.
Po ashtu, gazi ka rënë për një cent. Një litër gazë është 0.80 euro.
Nafta ishte shtrenjtuar prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


