Skandali i Rezervës Shtetërore, u diskutua po ashtu në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së Besian Mustafa.
Në këtë skandal e përfshirë është edhe ish-ministrja e MINTI-t Rozeta Hajdari.
Ndër të tjera lidhur me rastin janë publikuar edhe disa mesazhe të saj në grupin e Whats App-it, me zyrtarë të tjerë.
“Përveç që janë në gjykatë dhe janë duke u gjykuar, kanë aktakuzë të ngritur edhe Rozeta dhe zyrtarë të ministrisë për keqpërdorim të rezervave, pra ushqimit, grurit, miellit, vajit. Në ato mesazha në WhatsAPP ne kuptuam edhe diçka tjetër. E para që Rozeta Hajdari, aprovon që zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me marrë oferta për të blerë grurë nga Serbia për rezerva shtetërore të Kosovës”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Mustafa deklaroi se për LVV-në nuk është marrë me i vjedhë rezervat shtetërore.


