Mushkonja ‘tigër’ ka filluar të përhapet edhe në Kosovë, ndërsa rajoni më i prekur duket të jetë Prizreni.
Ndërkohë, ekspertët në Evropë kanë ngritur alarmin se këto mushkonja bartin viruset më shpejt se mushkonjat e tjera, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë insekt, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar profesori Kurtesh Sherifi.
“Ruajtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh se mushkonjat kanë një aftësi që të transmetojnë patogjen nga njëra anë, dhe të shkaktojnë sëmundje, por edhe nga ana tjetër janë shqetësim për qytetarët”, tha Sherifi në Klan Kosova.
Sipas profesorit, mushkonja ‘tigër’ u raportua në Shqipëri, dhe mendohet se ka ardhur përmes anijeve tregtare nga Kina.
“Duke krijuar një ambient në Shqipëri, ka vazhduar përhapjen pothuajse në të gjithë vendet e Evropës”, shtoi Sherifi.
Ndërsa në Kosovë, rasti i parë i raportuar me mushkonjë ‘tigër’ ishte në vitin 2020.


