Pas pak zhvillohet ndeshja e parë në La Liga për këtë të shtunë sportive.
Duke nisur nga ora 14:00, Mallorca e Vedat Muriqit luan si mysafire e Deportivo Alaves në xhiron e 33-të të sezonit në La Liga.
Tashmë janë publikuar formacionet dhe “Pirati nga Kosova” do të jetë sulmues i vetëm në formacionin 4-5-1 të Mallorcas.
Ky duel ka rëndësi të madhe për dy ekipet që po luftojnë për mbijetesë.
Mallorca është e 15-ta në renditje me 35 pikë, kurse Alavesi ka 33 pikë dhe mban vendin e 18-të në tabelë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


