Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, u është kundërpërgjigjur ankesave të përfaqësuesve të Austrisë për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Muriqi ka thënë se fusha është e njëjtë për të dyja ekipet dhe ka kujtuar se në të kanë luajtur edhe kombëtare si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, pa u ankuar për gjendjen e saj.
“Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet. Këtu kanë luajtur edhe kombëtare të mëdha si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, dhe asnjë ekip nuk është ankuar”, ka deklaruar Muriqi.
Kapiteni kosovar ka sugjeruar se ankesat e austriakëve mund të jenë një mënyrë për t’u përgatitur për një rezultat negativ.
“Kjo më duket më shumë si arsye e austriakëve për t’u përgatitur për rezultatin pas ndeshjes. Uroj që në fund të dalë kjo”, ka shtuar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


