Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMurati akuzon opozitën për bllokim të pakos financiare për sektorin privat: Shtetet...

Murati akuzon opozitën për bllokim të pakos financiare për sektorin privat: Shtetet tjera kanë ecur përpara

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën për mosvotimin e mbështetjes financiare për kategori të ndryshme sociale dhe për refuzimin e trajtimit të Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Sipas Muratit, opozita ka bllokuar përfshirjen në rend dite të masave që do të mbështesnin punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët dhe familjet, si dhe ka penguar avancimin e pakos ligjore të nevojshme për anëtarësimin në SEPA.

Ai tha se për këto vendime kërkohej mbështetja e dy të tretave të deputetëve të pranishëm në seancë.

Murati iu referua edhe një studimi të “German Economic Team”, sipas të cilit anëtarësimi në SEPA do t’u kursente qytetarëve dhe bizneseve mbi 50 milionë euro në vit nga kostot e transfereve bankare.

Sipas tij, vendet e rajonit tashmë kanë përfituar nga ky sistem, duke ulur ndjeshëm tarifat për pagesa dhe transfere ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT