Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka çuar Ismet Munishin në Komision Disiplinor.
Munishi është dërguar në këtë komision pasi që, sipas Komisionit të Garave, “në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje (Dukagjini-Drita), kryetrajneri i KF Dukagjini , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike, denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pas është shpërndarë në të gjitha mediat”.
“I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor”.
“Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shan dhe ofendon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna”.
The post Munishi dërgohet në Disiplinor, arsye sharjet dhe kërcënimet në fushë e internet appeared first on Klan Kosova.


