Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajme“Mundet një fëmi me ra e me vdek”, prizrenasi ngre alarmin për...

“Mundet një fëmi me ra e me vdek”, prizrenasi ngre alarmin për gjendjen e tmerrshme të tualetit publik në një park në Marash

Një sinjalizues nga zona e Marashit në Prizren ka ngritur alarmin për një gjendje të rrezikshme në një park, ku sipas tij fëmijët që luajnë në afërsi mund të rrezikohen seriozisht nga rrëzimi apo lëndimi.

Sipas pamjeve të dërguara, në ambientin e një tualeti publik shihet një dëmtim i madh në pjesën e dyshemesë, ku një hapësirë e hapur dhe e pa siguruar paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët.

Sinjalizuesi, i cili ka qenë vetë në vendin e ngjarjes, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në këtë pjesë.

Shkova me hec sot, u tmerrova qa pash. Mundet nje femi me ra me vdek qaty”, tha ai për Sinjalin.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të siguruar zonën, në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT