Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMujanoviq pas zbulimit të varrezave masive: Historia e dhimbshme ende s’ka marrë...

Mujanoviq pas zbulimit të varrezave masive: Historia e dhimbshme ende s’ka marrë fund

Politologu për politikën e Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive nga lufta në Kosovë, ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore të viktimave shqiptare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Përmes një reagimi në platformën X, Mujanoviq ka thënë se ky zbulim tregon se pasojat e fushatave të dhunshme të Beogradit gjatë viteve ’90 në rajon vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura, transmeton Klankosovoa.tv.

Zbulimi i dy varrezave të reja masive nga Lufta e Kosovës, që përmbajnë rreth dy duzina viktima shqiptare të regjimit të Millosheviqit, është një kujtesë se sa të afërta në kohë dhe sa të patrajtuara mbeten pasojat rajonale të fushatës vrasëse të Beogradit në vitet ’90”, ka shkruar Mujanoviq.

https://platform.x.com/widgets.js

Ai ka theksuar se mijëra viktima ende rezultojnë të zhdukura, ndërsa sipas tij, strukturat politike dhe normat e krijuara gjatë periudhës së Millosheviqit në rajon nuk janë reformuar plotësisht.

Mujanoviq ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë një qasje të kufizuar ndaj këtyre çështjeve, pavarësisht pasojave të luftërave të viteve ’90 në Ballkan.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT