Një ngjarje prekëse është regjistruar në Venezuelë, ku një grua ka sjellë në jetë foshnjën e saj nën rrënojat e një ndërtese të shembur pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nënën të shtrirë mes rrënojave, ndërsa disa persona i vijnë në ndihmë gjatë lindjes. Foshnja lind e gjallë dhe dëgjohet duke qarë, ndërsa të pranishmit e mbështjellin me kujdes dhe ndihmojnë edhe nënën.
Katastrofa u shkaktua nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilët goditën brenda më pak se një minute, duke shembur qindra ndërtesa dhe duke lënë mijëra persona të bllokuar.
Autoritetet venezueliane raportojnë qindra viktima, mijëra të plagosur dhe dhjetëra mijëra persona të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të goditura.
💔A woman in Venezuela gave birth in the ruins after an earthquake, without electricity or medical assistance
The delivery took place in a destroyed building. There were no doctors, no power, and no equipment nearby.
Volunteers helped and delivered the baby using flashlight… pic.twitter.com/BZQuE4ieIF
— NEXTA (@nexta_tv) June 26, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


