Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeMPB-ja e Maqedonisë së Veriut konfirmon arrestimin e kosovarit në Bllacë

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut konfirmon arrestimin e kosovarit në Bllacë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës, me iniciale E.B., është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, personi i ndaluar ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.

“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton KlanMacedonia.

Kujtojmë se muaj më parë nga policia e Maqedonisë u ndalua dhe Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte në kërkim nga Serbia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT