Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet e 7 qershorit, këta janë numrat me të cilët do të...

Zgjedhjet e 7 qershorit, këta janë numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Sipas shortit të tërhequr, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 116.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 125.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 128.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT