Partia Demokratike e Kosovës ka mësuar numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
PDK do të garojë me numrin 125, ndërsa Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një postim në Facebook,a shkruar se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi, transmeton Klankosova.tv.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi”, ka shkruar Hamza.


