Reperi i njohur Mozzik ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë në pritje të një djali.
Lajmin e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një citat nga Kurani: “O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes.”
Krahas këtij mesazhi, Mozzik shprehu emocionin për ardhjen në jetë të djalit të tij me fjalët: “Mezi pres të të takoj djali im”.
Njoftimi është mirëpritur nga fansat e reperit, të cilët kanë vërshuar me urime dhe komente pozitive për çiftin, ndërsa Mozzik dhe Lotina Haziri po përgatiten të mirëpresin anëtarin më të ri të familjes së tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


