Besa Tafari, motra e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, duke hedhur poshtë aludimet për ftohje mes tyre.
Edhe pse nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe shpesh është folur për distancë mes tyre, Tafari ka theksuar se raporti i tyre mbetet i mbushur me dashuri dhe respekt të ndërsjellë.
Ajo ka deklaruar se do të ishte gjithmonë pranë motrës së saj në çdo situatë, madje duke përdorur një shprehje të fortë emocionale për të treguar lidhjen mes tyre.
“E dua dhe e respektoj shumë. Nëse një ditë do të më thoshin se i duhet një veshkë, unë do të isha aty pa hezitim”, ka thënë ajo, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si të ngjashme me atë të binjakeve, për shkak të diferencës së vogël në moshë.
Tafari shtoi se, pavarësisht rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur në jetë dhe karrierë, dashuria dhe krenaria për njëra-tjetrën nuk ka munguar asnjëherë.
Sipas saj, periudhat e ndarjes fizike kanë ndikuar në formimin e tyre individual, por nuk kanë cenuar lidhjen familjare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Motra e Dafina Zeqirit flet hapur për raportin mes tyre: Do t’i jepja veshkën pa hezitim appeared first on Sinjali.


