Vendi do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 30 deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.
Gjatë zhvillimit të stuhive, mund të ketë përkohësisht rritje të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit./Klankosova.tv


