Moti i ligë që ka përfshirë rajonin e Gjakovës ka shkaktuar dëme materiale në disa zona, duke rrëzuar drunj dhe dëmtuar shtylla elektrike, ndërsa situata në terren është vënë nën monitorim nga autoritetet.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se sipas informacioneve të para, incidentet janë regjistruar në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan.
Tutje ajo ka theksuar se njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar asistencën e nevojshme.
“Sipas informacioneve të para nga terreni, si pasojë e motit të ligë, në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan janë raportuar disa raste të rrëzimit të drunjëve dhe dëmtim të shtyllave elektrike. Njësitë relevante të Policisë janë përgjigjur në vendngjarje, janë njoftuar shërbimet emergjente komunale dhe në bashkëpunim aktualisht rrugët në atë zonë janë të qarkullueshme”, ka njoftuar Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


