Pa votat e deputetëve të opozitës, Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave nuk arriti të futet pa rend në diskutim, ndaj Kosova s`përmbushi pakon e ligjeve të kërkuara për anëtarësim në SEPA.
E derisa vendi mbeti jashtë saj, bizneset po paralajmërojnë se bllokada politike po ua rëndon barrën çdo ditë e më shumë, transmeton Klankosova.tv.
Nisma ligjore, nga çka do të kurseheshin mbi 50 milionë euro në vit, sipas një eksperti të financave publike, u përdor vetëm formalisht nga pushtetarët.
Mos serioziteti i pushtetit në detyrë mund t’i kushtojë Kosovës me kritere të reja nga Bashkimi Evropian dhe investitorët e huaj.
Projektligji në fjalë ishte votuar më 2024, por ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se u votua në dy lexime pa përfillur procedurat.


