Dita e hënë, do të karakterizohet nga periudha të gjata me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta.
Në orët e mëngjesit, temperaturat do të zbresin në 8 deri në 11°C, kurse gjatë ditës pritet rritje e tyre, me vlerat maksimale që do të shkojnë në 27 deri në 31°C.
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në përgjithësi, pritet një ditë e ngrohtë dhe e qetë, me kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


