Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për zgjedhjet që pritet të mbahen më 7 qershor.

Përmes një videomesazhi të publikuar në https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1405422924961768%2F&show_text=false&width=267&t=0“>Facebook, Haradinaj tha se mërgata duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të kontribuar në të ardhmen e Kosovës.

“Të nderuar bashkëkombas në diasporë, regjistrimi juaj për të votuar do të zgjasë deri më 17 maj. Duke e shfrytëzuar të drejtën e votës, ju i ruani lidhjet e forta me atdheun dhe kontribuoni për të ardhmen e Kosovës. Prandaj, mos pritoni, regjistrohuni”, ka shkruar Haradinaj. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT