Seanca gjyqësore ndaj Princ Valentino Corleones është shtyrë për shkak se i akuzuari nuk u paraqit në gjykatë.
Mbrojtësi i tij deklaroi se Corleone ishte njoftuar me kohë për mbajtjen e seancës. Sipas tij, ai e kishte kontaktuar edhe një ditë më parë, por i akuzuari nuk e kishte paralajmëruar se do të mungonte.
“Pavarësisht faktit se ka qenë i lajmëruar, dje e kam kontaktuar sërish në telefon dhe nuk më ka thënë se sot nuk do të paraqitej në seancë. E kontaktova edhe sot, por nuk po e hap telefonin”, deklaroi mbrojtësi.
Për shkak të mungesës së të akuzuarit, gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë kushtet për vazhdimin e seancës dhe vendosi shtyrjen e saj.
Gjykata e paralajmëroi Corleonen se, nëse nuk paraqitet as në seancën e radhës, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest.
LEX – Drejtësia nga Sinjali do ta përcjellë seancën dhe do t’ju mbajë të informuar për vendimin e Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


