Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajme“Mos bëni propagandë!” – Bajrami: LVV i ka 66 deputetë, mund ta...

“Mos bëni propagandë!” – Bajrami: LVV i ka 66 deputetë, mund ta kalonte buxhetin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pas moskalimit të Buxhetit 2026 sot në Kuvend, duke thënë se LVV mund ta kalonte buxhetin vetë, por ia la fajin opozitës.

Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhykmete.bajrami%2Fposts%2Fpfbid023XDvzb4N5zVcQBXJXrqjbsfbwswQMdKRxZoJ3WrUaGwKkF4cHmTXHaYTctBnopqjl&show_text=true&width=500“>Facebook, Bajrami shkroi se buxheti dhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë, duke pasur 61 deputetë prezent, ndërsa LVV ka 66 deputetë.

“Mos bëni propagandë! Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, njëjtë edhe rishikimi i tij. Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për. LVV i ka 66 deputetë. Asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin t’i ndihmojë qytetarët; as në gjashtë vitet e kaluara Kurti s’ka pasur asnjë pengesë. Pengesa e vetme e Kurtit është vetë apetiti i tij për të sunduar”, shkroi Bajrami./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT