Futbolli si çdoherë është pjesë e pandashme e platformës më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Momentet kryesore të ligave evropiane do të shfaqen në kanalet sportive.
Nga ora 17:00 është koha për gola, aksione dhe pjesën e veçanta të javës së 25 të Superligës së Kosovës në futboll.
Komentatori Arlind Sadiku, vjen për ju në kanalin Sport 1.
Në ora 18:00, në të njëjtin vend, vijnë Highlights-at e xhiros së 28-të të La Liga-s.
E një orë më pas, në ora 19:00, në kanalin e parë sportiv të Artmotion, rendi është për Serie A.
Gjërat më interesante të javës vijnë me komentimit e Arbon Flugajt.
Hapësirë të veçantë i kushtohet edhe basketbollit.
Nga ora 19:30, vjen edicioni i 610-të i emisionit më special kushtuar këtij sport.
ASIST me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.
The post Momentet kryesore të ligave evropiane në Artmotion appeared first on Klan Kosova.


