Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeTrabzoni e priti si “mbret”, Salah shënon golin e parë me ekipin...

Trabzoni e priti si “mbret”, Salah shënon golin e parë me ekipin e ri

Mohamed Salah e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Trabzonspori.

Ylli egjiptian ka shënuar golin e parë me fanellën e ekipit të ri, duke realizuar në minutën e 10-të ndaj Istanbul Basaksehirit, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Turqisë.

Salah shënoi për 1:0 dhe menjëherë u bë protagonist në sfidën e parë të tij me Trabzonsporin.

Megjithatë, epërsia e vendasve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Basaksehiri barazoi rezultatin në minutën e 19-të.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT