Barcelona po vazhdon të punojë për përmirësimin e situatës së saj financiare dhe, sipas raportimeve nga mediat katalanase, klubi nuk do të hezitojë të shesë disa prej lojtarëve të saj para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Largimi më i rëndësishëm deri më tani ishte ai i Ferran Torres, i cili u transferua te PSG për një shumë që mund të arrijë në rreth 50 milionë euro, pavarësisht faktit se kishte edhe vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me katalanasit.
Barcelona ka realizuar edhe largime të tjera, përfshirë lojtarë të dalë nga akademia “La Masia”, ndërsa Ronald Araújo është larguar në formë huazimi te Liverpooli, me klubin anglez që mbulon pagën e tij.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës janë ende në kërkim të të ardhurave shtesë për të financuar lëvizjet e tyre në ditët e fundit të afatit kalimtar. Klubi dëshiron të përforcohet në repartin ofensiv dhe nuk përjashtohet as afrimi i një mbrojtësi të ri.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barcelona ka aktualisht tre lojtarë që mund t’i sjellin klubit rreth 100 milionë euro në rast të shitjes së tyre: Marc Casadó, Alejandro Balde dhe Héctor Fort.
Të tre futbollistët nuk u përfshinë në listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Elches, një sinjal se e ardhmja e tyre në “Camp Nou” është në dyshim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


