Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeVapa shton rrezikun në ujë: 301 persona u mbytën në Francë

Vapa shton rrezikun në ujë: 301 persona u mbytën në Francë

Franca ka regjistruar 301 persona të mbytur që nga 19 qershori, ndërsa autoritetet e lidhin rritjen e rasteve me valët e zgjatura të të nxehtit që kanë përfshirë vendin.

Ministrja franceze e Sportit dhe Rinisë, Marina Ferrari, ka bërë të ditur se numri i viktimave është 14 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2025, duke e cilësuar situatën si një “bilanc tragjik”.

Sipas saj, temperaturat e larta kanë bërë që shumë njerëz të kërkojnë freskim në ujë, shpesh duke hyrë në zona të pasigurta për not.

“Shumë aksidente fatale kanë ndodhur në zona që nuk janë të autorizuara apo të mbikëqyrura për not”, ka deklaruar Ferrari.

Një numër i rasteve janë regjistruar në ujëra të hapura, përfshirë lumenjtë dhe kanalet. Ndërkohë, ministrja tha se shumë persona, veçanërisht të moshuar, janë mbytur edhe në pishina private.

Ajo ka paralajmëruar se futja e menjëhershme në ujë të ftohtë gjatë ditëve me temperatura të larta mund të shkaktojë tronditje në organizëm. Po ashtu, disa persona mund të mbivlerësojnë aftësitë e tyre fizike në ujë.

Franca, Spanja dhe Italia janë përballur këtë verë me valë të fuqishme të të nxehtit, të cilat kanë nxitur edhe zjarre masive që kanë djegur mijëra hektarë tokë.

Qeveria franceze ka bërë të ditur se po bashkëpunon me autoritetet rajonale për të rritur sigurinë në zonat e notit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT