Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeMjekë ‘milionerë’ e politikanë të ‘varfër’, a u verifikua deklarimi i zyrtarëve...

Mjekë ‘milionerë’ e politikanë të ‘varfër’, a u verifikua deklarimi i zyrtarëve publikë? (VIDEO)

Ligji për deklarimin e pasurisë po konsiderohet si mjaft i fortë dhe pa të meta.

Megjithatë, avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të hetuar zyrtarët nëse kanë deklaruar pasurinë rrejshëm apo jo, transmeton Klankosova.tv.

“Ligji si ligj nuk ka të meta, por sa i përket faktit se a po deklarohet pasuria drejt apo jo, një gjë duhet ta dimë që Agjencioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore që ta bëjë hetimin e gjithë atyre zyrtarëve që deklarojnë”, tha Bytyqi në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai tha se nëse zyrtarët deklarojnë rrejshëm pasurinë, përballen me vepër të rëndë penale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT