Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMitrovicë| Shkeli urdhrin mbrojtës të Gjykatës, dyshohet se e telefononte dhe i...

Mitrovicë| Shkeli urdhrin mbrojtës të Gjykatës, dyshohet se e telefononte dhe i dërgonte mesazhe bashkëshortes, përfundon në polici

Një burrë nga Mitrovica e Veriut po hetohet për mospërfillje të vendimit të Gjykatës, pasi dyshohet se ka kontaktuar vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndonëse ndaj tij ishte në fuqi një urdhër mbrojtës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. B. rreth 47 vjeç, i cili dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Sipas kallëzimit të viktimës, S. N rreth 39-vjeç, bashkëshorti i saj e ka telefonuar disa herë dhe më pas i ka dërguar edhe mesazhe në telefon, pavarësisht se me vendim të Gjykatës i ishte ndaluar çdo formë kontakti apo shqetësimi ndaj saj.

Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se i dyshuari nuk e kishte kërcënuar, por se me telefonatat dhe mesazhet e vazhdueshme e kishte shqetësuar dhe kishte shkelur urdhrin mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mospërfillja e Gjykatës”. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT